Top News - Vritet biznesmeni në Prishtinë/ Mediat vendase, e qëlloi i ati!

2 Просмотры
Издатель
Një biznesmen është qëlluar për vdekje në mes të Prishtinës ndërsa edhe më të rëndë e bën ngjarjen fakti që I dyshuari kryesor për aktin e rëndë është vetë babai I tij. Ky I fundit tashmë arrestuar dhe I është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje tragjike që shokoi kryeqytetin kosovar. Albert Krasniqi ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por I kishin dhënë fund martesës pas disa krizave në të shkuarën. Mësohet se ata kanë një vajzë. Burime për Indeksonline bënë të ditur se viktima ka pasur probleme familjare dhe se I kishte kërcënuar të afërmit e tij prej disa ditësh në mënyrë që t`I plotësonin kushtet që ai kërkonte. I ati, pas kryerjes së aktit, e ka njoftuar vetë policinë. Alberti dhe babai i tij konsideron si afaristë të njohur në vend. Albert Krasniqi ka pasur dhe një konflikt disa vjecar me këngëtarin Noizy, I cili kulmoi me një përleshje të armatosur në qendër të Prishtinës, por u mbyll në gjykatë ku shpallën pajtimin.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#Vrasje#Prishtine#TopChannel
Категория
Мировое кино
Комментариев нет.