Top News - U kap me dy armë në makinë/ Ndryshon akuza për këngetaren Fjolla Morina

0 Просмотры
Издатель
Është ndryshuar akuza për këngëtaren Fjolla Morina, nga “armëmbajtje pa leje”, "në trafikim të armëve dhe municioneve”.
Këngëtarja rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Këngëtarja së bashku me të dashurin e saj Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji akuzohen për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municioneve”. Kjo çështje fillimisht u dërgua në gjykatë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, por më pas gjatë zhvillimit të seancës paraprake, gjyqtari i çështjes urdhëroi prokurorinë që të ndryshojë akuzat nga “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve” në “Trafikim të armëve dhe municioneve”, raporton ‘oranews’.
Pak ditë më parë prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në gjykatën e Kukësit.
Kujtojmë që më 19 shtator këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete. Në makinë ishte i dashuri i saj dhe shofer. Fjolla Morina vijon të jetë në Kukës nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#FjollaMorina#TopChannel
Категория
Мировое кино
Комментариев нет.