Top News - Rusi, ngrin ujëvara/ Vdes një person, mbërrin acari në Evropë

1 Просмотры
Издатель
Të paktën një person humbi jetën e tre të tjerë morën lëndime në trup nga shembja e akullit në një ujvarë të ngrirë në lindje të Rusisë.


Një ekip shpëtimi u dërgua te ujëvara 40m e lartë Vilyuchinsky, në gadishullin e Kamchatkas, pasi katër persona u bllokuan atje të enjten. Mes tyre është dhe një djalë e babai i tij. Djali është në terapi intensive me dëmtime serioze. Grupe të tjerë turistësh arritën të largohen në kohë nga vendi, ku ndodhi shembja, e nuk ka pasur raporte për viktima të tjera, thanë burime të Ministrisë ruse të Emergjencave për agjencinë e lajmeve Tass.

Moti i acartë po i afrohet Evropës. Të hënën, dy metra borë ra në rajonin verior të alpeve në Itali, duke bllokuar rrugë e shtëpi të zonës. Vorbulla polare që po afrohet, sipas ekspertëve do ta bombardojë kontinentin e vjetër me të paktën 40 cm borë dhe erëra të acarta. Meteorologia britanike Helen Willetts paralajmëroi për stuhinë që po mbërrin e që do të godasë më shumë sipas saj perëndimin e Evropës me reshje të dendura dëbore, shi e ngrica.

“Stuhia Filomena do të godasë sidomos ishujt Kanarie e Madeirën, por nuk do të anashkalojë as rajone të tjera. dhe nuk do të jetë për një ditë e dy, do të zgjasë shumë”, pohon Willetts.

Dëbora pritet të mbulojë shpejt pjesë të Spanjës, ku Madridi është përballur tashmë me reshje të shumta të saj, si edhe Portugalisë, ndërsa në zonat qendrorë të Evropës prej ditësh ka ulje temperaturash e reshje shiu, të cilat duket se do të vazhdojnë të paktën deri nga mesi i muajit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#Russia#Snow#TopChannel
Категория
Мировое кино
Комментариев нет.